Me 14.12.2018 në ora 18.50 V.A.(65) nga Gostivari ka lajmëruar se rreth orës 17.45 para një lokali në rrugën “Goce Dellcev” ai që është paraqitur në polici ka dashur që ta parkoje veturën e tij në parkingun para ndërtesës ku jeton, por nuk ka pasur qasje pasi që është bllokuar me dy vetura tjera, transmeton Almakos.
Pasi që lajmëruesi i rastit është futur në objekt për të thënë se hyrja iu është bllokuar, nga objekti ka dal djali i pronarit të lokalit dhe fizikisht e ka sulmuar V.A.
Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

