Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës, pas një konflikti me një tjetër person.
Policia bën me dije se 26-vjeçari me iniciale R. K., është dëmtuar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes është një 35-vjeçar me iniciale A. N., i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


