Një konflikt i dhunshëm për motive pronësie ka ndodhur këtë të marte në fshatin Tpla të Hasit, mes dy familjeve.
Policia bën me dije se shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij janë përfshirë në një konflikt me shtetasin A. J. dhe familjarët e këtij të fundit.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Hasit.
Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Has/Informacion paraprak
Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.
Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.