3 July 2018 / 16:18
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska prezantoi dokumentin kyç për Strategjinë Mbrojtëse për vitin 2018, i cili i përmbush standardet e NATO-s. Ministrja bëri me dije se do të shtohet dukshëm numri i forcave speciale ushtarake që do të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Krijimi i kushteve adekuate ushtarake e ndihmon edhe më shumë procesin integrues të Maqedonisë ndërsa anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do bëj që vendi jonë të jetë më stabil dhe më i sigurt tha ajo. Sipas strategjisë, ushtria e Maqedonisë do të jetë e modernizuar, më fleksibile dhe më e organizuar.
Rishqyrtimi i ri është adoptuar me sfidat dhe kërkon nivel të lartë të modernizimit dhe optimizimit të resurseve të mbrojtjes. Në përpunimit të këtij plani mbrojtës kanë marrë pjesë shumë institucione dhe persona jo vetëm në Ministra i Mbrojtjes dhe ushtria dhe dua t’i përgëzoj të gjithë për punën e bërë. Ky konstatim nuk erdhi vetëm nga Qeveria apo nga unë. Ky ishte konstatim të cilin me shumë kënaqësi e kam dëgjuar nga të gjithë ekspertët e NATO-s dhe nga të gjithë ekspertët e vendeve anëtare të NATO-s, që kanë ndihmuar dhe komentuar versionin e fundit të planit strategjik – deklaroi Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Alsat-M