Është herët të gjykohet nëse është I sinqertë prononcimi I liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për të dhënë dorëheqje si lider I partisë , apo është manover politike thotë për MIA ministrja e mbrojtes Radmilla Sheqerinska, përcjell Almakos.
“ Për dallim nga VMRO-DPMNE, ne në LSDM themi se punët e partisë I zgjidhin individët në parti. Nuk I perzihemi, është akoma shumë herët për të gjykuar nëse qëndrimi I liderit të VMRO-DPMNE-së se është I gatshëm të lërë këto post, është I sinqertë apo është manovër politike. Fokusimi ynë si Qeveri nuk janë interest partiate të VMRO-DPMNE-së dhe as të LSDM-së. Interesi ynë është se sit ë stabilizohet Maqedonia dhe të ecë para në zgjidhjne e çështjeve strategjike”- tha Sheqerinska
E pyetur nësë dorëheqja e ofruar e Gruevskit erdhi pas takimit me presidentin, Sheqerinska tha se nuk beson se presidenti I vendit dhe kryetarët e partive merren shumë më atë se kush duhet të jetë kryetar I VMRO-DPMNE-së.
Ministrja e mbrojtjes I vlerësoi si dezinformata informacionet që qarkullojnë se do të ketë zhvendosje ndërmjet ministrive për të plotësuar postin në Ministrinë e Shëndetësisë, sipas saj javën e ardhshme do të ketë zgjidhje edhe për këtë./ Almakos.com/