Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë konsumuesit më të mëdhenj të sheqerit dhe me këtë pozicionohen lart në listën evropiane, tregon analiza e konsumit të sheqerit sipas vendeve në Evropë e publikuar nga uebfaqja “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së (FAO), përcjell INA.
Çdo qytetar mesatarisht konsumon 36,7 kilogramë sheqer në vit, kroatët janë të dytët me 33,8, para grekëve me 31,6, bullgarët me 27,5, serbët me 22,4 dhe malazezët me 21,2 kilogramë. Dashamirësit më të vegjël të ëmbëlsirave janë sllovenët me 19.4, Shqipëria 18.6 kg dhe banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës me 18.3 kilogramë. Kosova nuk është përfshirë si pjesë e këtij studimi.
Në Evropë, belgët hanë më shumë sheqer me 48.3 dhe polakët me 45.7 kilogramë. Më pak e ëmbël, nga ana tjetër, konsumohet në Luksemburg, vetëm 10.8 kilogramë.
Të dhënat e Landgeist përfshijnë jo vetëm sheqerin e papërpunuar, por edhe sasinë e produkteve që përmbajnë sheqer.