Mbi 800 milionë njerëz , apo gati 12 përqind nga popullata botërore, shpenzojnë më së paku nga 10 përqind nga buxheti i tyre për nevojat shëndetësore, për vet, për fëmijët, apo për ndonjë anëtar i familjes. Ata kanë të ashtuqujturat shpenzime katastrofale, referohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sherbimet esenciale shëndetësore janë të paaritshme për më se gjysma e popullatës në botë. Fakt zhgënjyes është që gjendja e më se 100 milionë njerëz gjenden në varfëri ekstreme të dëtyruar që të jetojnë me 1.90 dollarë ose më pak, pasi e kanë me doemos ti paguajnë shërbimet shëndetësore nga xhepat e tyre.
Shërbimet cilësore shëndetësore si dhe mbrojtja e pergjithshme shëndetësore janë kyçe për mirëqenien e njerëzve dhe kombeve dhe përpjekjet për këtë duhet të jenë kryesore të të gjithë shteteve, është porosia e Organizatës Botërore e Shëndetësisë.
Nga kjo Organizatë konsiderojnë se mbulim universal shëndetësor është i mundshëm sepse disa shtete paskanë shënuar progress të dukshëm në këtë drejtim.
Sot është dita botërore e shëndetit që shënohet gjithandej botës nën logon “ Shëndet për të gjithë, shëndet kudo”.
Kjo ditë i përkushtohet ngritjes se vetësijës së njerëzve kudo ne botë. Në vitin 1948 OBSH ka mbajtur kuvendin e parë në të cilin është vendosur që 7 prill të jetë dita botërore e shëndetit, por nisi të shënohet nga viti 1950. Ndaj, kjo datë konsiderohet si ditë e themelimit të OBSH dhe është dita ndërkombëtare që tërheq vëmendjen për problemet shëndetësore me të cilët ballafaqohet njerëzimi.
Në vendin tonë kjo ditë u shënua në Gostivar në shehin e qytetit. U realizu në organizim të departamentit të shëndetit që funksionon në kuadër të Këshiilit të të rrinjve dhe në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së mesme të mjekësisë dhe Spitalit të qytetit. Në një zyre e imrpovizuar po beheshin kontolle të nivelit të sheqerit në gjak, kontrolle të shtypjes së gjakut dhe mjeket po jepnin keshilla të nevojshme.
“Në këtë mënyre duam të ndikojmë në ngritjen e vetëdijës së popullatës për kontrolle të rregullta. Sot qytetarëve do tu ofrojmë falas matje të nivelit të glikozës dhe tensionit” – ka deklaruar Miran Ismaili nga Departamenti i shendetësise pranë Këshillit të të rrinjve në komunën e Gostivarit.