Në kasermën “Ilinden” në Shkup, batalioni për polici ushtarake (bPU) nga përbërja e Komandës së bashkuar operative, me solemnitete ushtarake do ta shënojë ditën e njësitit. Siç kumtoi ARM, është paraparë program adekuat në pajtim me rregullën për protokoll ushtarak, ndërsa në fjalimin taktiko-teknik do të prezantohen pajisja speciale dhe mjetet me të cilat disponon kjo njësi. Në solemnitet do të marrin pjesë komandanti i KBO, gjenerali borgadier Zoran Milevski, përfaqësues nga SHM e ARM-së, KBO dhe MPB, komandanti i batalionit 709 të policisë ushtarake nga Armata e SHBA-së për Evropë, që është njësi partnere e bPU-së, komandantë të njësive të ARM-së, ishkomandantë të bPU-së, dhe organizata të tjera me të cilat bashkëpunon njësia.
Batalioni i policisë ushtarake është bartës i traditave në ditën kur më 29 tetor të vitit 1878 gjatë Kryengritjes së Maqedonisë është dhënë urdhri për formim të udhëheqësive ushtarako-policore në territorin e çliruar në Maqedoni, të cilët janë forcat e para formale ushtarako-policore.