Nën sloganin “Ne mundemi, unë mundem” nesër do të shënohet Dita botërore për luftën kundër karcinomit dhe bëhet thirrje në përfshirje aktive të individëve, bashkësisë dhe institucionet kompetete me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të pasojave nga paraqitja e karcinomeve.
Një nga qëllimet e fushatës për Ditën botërore për luftë kundër karcinomit në vitin 2017 është sigurimi i qasjes universale deri te shërbimet shëndetësore, të ndërlidhura me karcinomin. Rol kryesor në luftën kundër karcinomit paraqesin shërbimet shëndetësore për zbulim të hershëm të karcinomit.
Njëherit, sipas Deklaratës botërore për karcinom, çdo shtet duhet të sigurojë qasje universale për popullatën deri te skrining metodat për detektim të hershëm të karcinomeve, duke përfshirë edhe karcinomin e kancerit në qafën e mitrës. Me vendosjen e këtyre metodave dukshëm zvogëlohet shkalla e vdekshmërisë nga karcinomet.
Vdekshmëria nga kanceri në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011 arrin 1,5 në 100.000 gra, ndërsa në vitin 2014 4,1 në 100.000 gra. Skriningu i organizuar i kancerit në qafën e mitrës ka rol kryesor në zvogëlimin e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

