Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se do të bëjë analizë të plotë të ngjarjes tragjike në të cilën djali 15-vjeçar vdiq gjatë një operacioni në Klinikën e Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezisë, Kujdesit Intensiv dhe Qendrës Emergjente (TOARILUIT).
“Raportet fillestare tregojnë se kemi të bëjmë me hipertermia malinje që ndodh shumë rrallë tek pacientët të cilët kanë një predispozitë gjenetike. I gjithë personeli i Klinikës Ortopedike ishte plotësisht i angazhuar në përpjekjet për të shpëtuar djalin”, thonë nga ministria.
Gjithashtu ministria ka themeluar në klinikë komision i cili do të analizojë rastin pas marrjes së rezultatit nga zyrta e autopsisë, ndërkaq do të informojmë në mënyrë transparente publikun. Në ditët në vijim priten rezultate zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore./Almakos

