Shën Kirili dhe Metodi, pjesë e historisë me Bullgarinë

Shën Kirili dhe Metodi, pjesë e historisë me Bullgarinë

Shën Kirilin dhe Metodin, Maqedonia dhe Bullgaria bashkë mund t’i gëzojnë si pjesë e historisë, është vendosur në mbledhjen e fundit të Komisionit të përbashkët të ekspertëve në Sofje. Kreu i komisionit bullgar Angel Dimitrov për mediat bullgare kishte deklaruar se edhe më tej ka shumë pika për të cilat nuk ka pajtim mes palëve, të cilat, kryesisht janë pjesë e librave të shkollimit fillor në Maqedoninë e Veriut.

“Është i nevojshëm vullnet politik i cili do të sillte ndryshimin e librave dhe interpretimin e tërësishëm të të kaluarës”.

Drejtori i institutit të historisë kombëtare në vend Dragi Gjorgjiev, vlerëson se ka përparim serioz veçanërisht në interpretimin e historisë së viteve 60 dhe 70. Muaj më parë, ai kishte deklaruar se është arritur marrëveshje për Grigor Përliçev, si pjesë e historisë së të dy vendeve. Akoma pa marrëveshja mbeten disa aspekte rreth figurës së Mbretit Samoil.

Alsat

Loading…

TAGS