Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë. Ajo do të pritet me një ceremoni ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërkaq do të vizitojë edhe qendrën për studime universitare në kazermën “Adem Jashari”.
Shekerinska do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.