Deri në fund të vitit Armata do të mund të sigurojë automjete luftarake si rezultat u marrëveshjes mes qeverisë së Maqedonisë dhe asaj amerikane, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çka planifikon vendi në kuadër të programit të Pentagonit për ndihmë të disa shteteve aleate për zëvendësim të pajisjes së prodhimit rus ku për vendin janë paraparë 30 milionë dollarë për furnizim të automjeteve ushtarake.
Ajo ka shpjeguar se deri te Ligji i ri për furnizimin në mbrojtje dje siguri është lënë mundësia shteti të mund të zbatojë modernizimin e Armatës në marrëveshje me shtet tjetër anëtar të NATO-s pa përzierjen e interesave të firmave dhe individëve.
“Unë shpresoj se pasi ligji të miratohet do të mund të hyjmë në fazë më serioze të bisedimeve me SHBA-të dhe të shfrytëzojmë këto mundësi që nuk ishte e lehtë të fitohet. Janë miratuar mjete dhe nëse vazhdon sipas planit shpresoj se deri në fund të vitit Armata do të mund të sigurojë automjete luftarake si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë tonë dhe asaj të SHBA-së”, ka paralajmëruar ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska gjatë vizitës së sotme në kazermën e Velesit.
Ajo ka shtuar se deri tani shumë shpesh modernizimi i Armatës është prolonguar dhe i pasuksesshëm si rezultat i procedurave që ishin kontroverse me pohime për korrupsion dhe transparencë jo të mjaftueshme.


