Zëvendëskryetarja e deritanishme e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, ka komentuar informacione për ekzistimin e mosmarrëveshje brenda LSDM-së, pas Kongresit të përfunduar të kësaj partie.
Sipas Shekerinskës, nuk ka ndasi, por ide dhe koncepte të ndryshme.
“Ekip janë njerëz që ndajnë të njëjtat vlera, ndonjëherë me ide të ndryshme, por lojaliteti nuk matet me atë se sa herë do të luhatni kokën, por sa herë do të flisni. Lojalitetin e ndërtojmë ndaj idesë e jo ndaj shefave”, tha Shekrinska në emisionin “Utrinski Brifing”.
Ajo ka demantuar se brenda LSDM-së ekziston “krahu i Shkupit” dhe “brankovistë”. Ajo thotë se raportet brenda LSDM-së duken të komplikuara sepse në VMRO-DPMNE-në opozitare ka vetëm dëgjueshmëri ndaj liderit, transmeton gazeta Lajm.
“Në VMRO është shumë më lehtë, jep komandë dhe nëse fluturon gomari-fluturon”, tha Shekerinska.
Uikendin e kaluar, Shekerinska u tërhoq nga të gjitha pozitat partiake në LSDM.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Pamje tronditëse: Momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura nën vëzhgimin e policisë /VIDEO
- Frika që kalon brez pas brezi: Si trauma e prindërve ndikon të fëmijët
- Zbuloni sekretet e personalitetit tuaj përmes formës së hundës
- TikTok paralajmëron një aplikacion të ri ekskluziv për SHBA-në
- Vajc: Në rrugën evropiane të Maqedonisë ka pengesa të ndërlidhura me historinë dhe luftën nga shekulli i kaluar
- Burim Berisha tërhiqet pas 25 vitesh në Fushë Kosovë, LDK kandidon Besnik Osmanin
- Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar
- “Ervin Salianji hante nga duart e drejtorit të dosjes 5D” – Klodiana Lala: Dosja “Babale” nuk u hetua si duhet