Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot e vizitoi Radovishin, ku është takuar me kryetarin dhe qytetarët e komunës prej ku dërgoi porosi për bashkim dhe porosi për, siç tha, vendim të vërtetë më 30 shtator.
“Atdheu ynë Maqedonia ka kaluar nëpër momente të bukura, por edhe nëpër momente shumë të vështira. U munduam së bashku, druajmë, pamë çfarë do të thotë të jesh vetë dhe i braktisur nga të tjerët. Pamë çfarë do të thotë që shteti të izolohet dhe të mos ketë perspektivë dhe për këtë paguam çmim të madh”, tha Shekerinska.
Tani, shtoi ajo, e fituam shansin ta kompensojmë atë që kemi lëshuar, e fituam shansin që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojmë negociata me BE-në.
Sipas saj, marrëveshja me Greqinë na jep shans që në nivel evropian dhe botëror ta mbrojmë identitetin tonë maqedonas dhe ta mbrojmë, ta konfirmojmë, ta përforcojmë gjuhën tonë maqedonase.
“Me anëtarësimin në BE dhe në NATO, gjuha maqedonase do të jetë krah për krah me gjuhët më të mëdha, më të rëndësishme, gjuhë më shpesh të përdorura si gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian”, tha ministrja e Mbrojtjes.
Më 30 shtator, sipas saj, vendimin do ta marrin qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por, siç tha, vetëm ata të cilët do ta shfrytëzojnë të drejtën e vet të votës.
“Për këtë bëjmë thirrje për jehonë të madhe, bëjmë thirrje për mbështetje të ambicies sonë që të bëhemi anëtare e NATO-s dhe BE-së. Bëjmë thirrje që Maqedoninë ta bëjmë bend të sigurt dhe më të mirë për jetesë”, tha Shekerinska.