Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, në profilin e saj në Facebook njoftoi se ka mbërritur përbërja e parë me makineri inxhinierike në stacionin hekurudhor në Krivollak, transmeton Portalb.mk.
“Inxhinierët tanë, së bashku me batalionin e 15-të të inxhinierisë së Ushtrisë amerikane, do të përgatisin terrenin për stërvitjen e madhe “Goditja vendimtare 21, e cila do të fillojë në mes të muajit maj. Armata e Maqedonisë dhe Armata e ShBA-së Krivolak së bashku në do të ndërtojnë rrugë, objekte për stërvitje dhe trajnime, depo, poligone gjuajtjeje, pistë për dronët. Ky është përparësia e aleancës”, shkroi ministrja Shekerinska.