elegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, këto ditë është për vizitë në SHBA.
Në Uashington në Këshillin Atlantik mbrëmë ajo mori pjesë në debatin e titullar “Anëtarësimi në NATO përmes prizmit të Maqedonisë: Investimi i lartë në sigurinë globale dhe fatin e demokracive të vendeve të vogla”. Menjëherë pas daljes Shekerinska për MIA-n dha vlerësim për marrëdhëniet Maqedoni-SHBA dhe e sqaroi qëllimin e takimeve të saj të punës këto ditë në Stejt Departamentin, në Kapitoll Hill dhe në Pentagon.
Si i vlerësoni marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe SHBA-së? A prisni që Uashingtoni në mënyrë më aktive të përqendrohet në Ballkan me rol proaktiv në zgjidhjen e kontestit me emrin, por edhe të veprojë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm në Bruksel në korrik ?
“Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe SHBA-së janë marrëdhënie të partnerëve strategjik. Marrëveshjen për partneritetin strategjik e nënshkruam në vitin 2008, por ajo është e pranishme që nga fillimi i vitit 1990. Përkrahja të cilën e marrim nga SHBA-ja në pjesën e mbrojtjes, reformave demokratike në shtet, pranimin e emrit kushtetues, përkrahjen e organizatave joqeveritare dhe mediave të lira, por posaçërisht përkrahja politike të cilën e marrim nga viti 2001 e më tutje, tregoi se kemi interes të përbashkët, i cili është Ballkani stabil, rajon i drejtuar nga vlerat demokratike të cilat shpien drejt përparimit.
Por, në vitin 2008 pamë se madje edhe përkrahja e madhe e SHBA-së ndonjëherë nuk mjafton. Pavarësisht deklaratës së presidentit të atëhershëm Xhorxh Bush, Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO. Nga kjo përvojë duhet të mësojmë, se nuk duhet të presim që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet tona dhe të hapë dyer për ne. Për këtë jemi të përqendruar në zgjidhjen e problemit që ka mbetur, ndërsa ky është kontesti me Greqinë. Qëllimi i kësaj vizite është që ta marrim përkrahjen e SHBA-së për reformat tona dhe për ftesë në NATO. Nuk presim dhuratë, por ftesë të merituar dhe përkrahje.
Çfarë pritjesh keni nga takimi i ardhshëm në Pentagon me kolegun tuaj amerikan Xhejms N. Matis? A ka paralajmërim për zgjerim të partneritetit strategjik, a do të dakordoni furnizime të mundshme të pajisjes ushtarake dhe armëve nga SHBA-ja dhe kur do të jenë manovrat dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake të pjesëtarëve të ARM-së?
– Qëllimi është të bisedojmë për zhvillimin e partneritetit tonë strategjik përmes hapjes së shanseve për anëtarësim në NATO dhe rezultateve më të dukshme në pjesën e bashkëpunimit tonë ushtarak që tashmë i kemi arritur. Është me rëndësi të theksohet se këshilltarët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe marrin pjesë në Rishikimin e mbrojtjes strategjike, dokument kyç për zhvillim të mbrojtjes dhe Armatës në vitet e ardhshme.
– Niveli i mbështetjeve financiare dhe ushtarake që Maqedonia i merr në të vërtetë është i madh, por shumë vite këto mbështetje ishin pak të shfrytëzuara dhe Qeveria e re ka treguar se është e gatshme t’i shfrytëzojë. Do të bisedojmë për stërvitje të përbashkëta ushtarake në suaza të Krahut jugor të NATO-s. Këtë verë njësitet amerikane në suaza të misionit KFOR-it në Kosovë do të realizojnë stërvitje së bashku me pjesëtarët e ARM-së në Krivollak. Maqedonia në vitin 2019 po përgatitet të jetë pjesë e stërvitjes së madhe ushtarake të NATO-s.
Në Uashington takoheni me disa persona zyrtarë të Stejt Departamentit dhe senatorë të Kapital Hil. Në Stejt Departamentin takoheni me Elizabet Milard dhe Methju Palmer, zëvendësit e sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi. Në njërën nga ish-qeveritë ju ishit zëvendëskryeministre dhe koordinatore për Eurointegrime. Çfarë prisni nga këto takime dhe nga ato me senatorët e Kapitol Hilit?
– Stejt Departamenti është i rëndësishëm si për anëtarësimin tonë në NATO, ashtu edhe për anëtarësimin tonë në BE, sepse ndikimi i tyre dhe pozicionet e tyre politike kanë reflektim në qendrat e BE-së. Këtë e kishim të rëndësishme kur Maqedonia u bë vend-kandidat. Ekzistonte skepticizëm te shtete të caktuara, por ekzistonte mbështetje e fortë te të tjetër dhe konkretisht nga SHBA-ja dhe kjo nuk ishte pa rëndësi. Stejt Departamenti merr pjesë edhe në formimin e konkluzioneve të Samitit të NATO-s dhe në ndërtimin e agjendës të Aleancës ushtarake. Për këtë është shumë me rëndësi ta marrim mbështetjen e tyre. Së pari, sa është e mundur më shpejt marrjen e ftesës dhe gjithsesi mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre për zgjidhjen e problemit me emrin me Greqinë. Nuk presim që SHBA-ja ta zgjedhin problemin apo BE-ja dhe NATO-ja të vijnë dhe të na shpëtojnë. Por, presim të na ndihmojnë si neve, ashtu edhe grekëve, të krijojmë atmosferë të besimit ku zgjidhjet më lehtë do të gjenden.
Të hënën udhëtoni për në shtetin federal Vermont. Ju lus, përkujtojeni opinionin e Maqedonisë pse janë të rëndësishme marrëdhëniet që Maqedonia i ruan me Vermontin?
– Vermonti dhe Maqedonia kanë bashkëpunim shumëvjeçar në të cilin Garda kombëtare e këtij shteti federal dhe armata jonë kanë ndërtuar partneritet shumë të fuqishëm dhe operativ. Së bashku shkojmë në stërvitje, së bashku kemi dërguar trupa në misionin në Afganistan. Partneriteti me Vermontin ka paraqitur mundësi të madhe për pjesëtarët e ARM-së për trajnim dhe arsim. Më shumë se 7.000 pjesëtarë të ARM-së kanë marrë përvoja të reja praktike përmes këtij programi. Kanë udhëtuar në SHBA, Vermonti ka dërguar trupa në Krivolak në stërvitje të përbashkëta ushtarake, së bashku kanë ushtruar në qendrat në Evropë.
Reformat në mbrojtje, atë të kaluarat dhe këto aktualet, do të ishin të pamundshme nëse ne nuk do të kishim një pjesë praktike nga struktura jonë e armatës tërësisht të trajnuar, të stërvitur dhe të edukuar në drejtim të standardeve të NATO-s dhe në drejtim të praktikave të armatave moderne.
Kështu që investimin që ata e bëjnë në njerëz është investimi më i rëndësishëm dhe më i shtrenjtë si Maqedonia. Gjenerali (i Gardës kombëtare) Stiven Krej ishte në Maqedoni para disa muajsh. Në Vermont janë planifikuar edhe takime politike, takohemi me guvernatori Fil Skot. Me këtë në njëfarë mënyrë u japim dritë të gjelbër pjesëve që janë në luftë për ta vazhduar dhe thelluar këtë bashkëpunim. Theks është vendosur në stërvitjet e përbashkëta. Puna kyçe që Maqedonia duhet ta arrijë është ndërveprimi i kompletuar me NATO-n. Nuk ka mënyrë më të mirë që kjo të arrihet nga puna e përbashkët dhe stërvitja me njërën prej anëtareve.
Rusia tani më një kohë të gjatë luan gjeopolitikë të Ballkanit, e imponon ndikimin e saj, zgjeron propagandë anti-perëndimore të shoqëruar me lajme të rreme se zgjerimi i NATO-s është i rrezikshëm për Maqedoninë. Nëse presidenti amerikan Donald Tramp, i cili ka probleme të përhershme rreth rolit të Kremlinit në politikën amerikane, a do ta respektonte Marrëveshjen për partneritet strategjik midis Maqedonisë dhe SHBA-së nëse Rusia vazhdon me retorikë jodiplomike dhe nënbuxhetore dhe me të vërtetë tenton të pengojë ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO?
– Gjithçka që po ndodh këtë periudhë, tregon se udhëheqësia dhe administrata amerikane nuk do të lejojnë që interesat e SHBA-së dhe të NATO-s të përulen para ndikimit rus. Ky është konflikt gjeopolitik që duhet ta zgjidhin forcat e mëdha, jo ne. Një thënie thotë “kur elefantët luftojnë, bari vuan”. Ne nuk do të dëshironim ky të jetë rast në Maqedoni. Anëtarësimi në NATO dhe në BE janë çështje të cilat i zgjidhin të gjitha organizatat dhe vendet të cilat dëshirojnë t’u bashkëngjiten. Është mirë që dje të njëjtën e tha edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
Qytetarët e Maqedonisë sollën vendim për anëtarësim në këto organizata para më shumë se 20 viteve. Historia nuk kthehet mbrapa. Koha kur forcat e mëdha kanë vendosur për fatin e vendeve të vogla dhe popujve ka përfunduar. Ne dëshirojmë që për fatin e Maqedonisë të vendosin qytetarët e saj, ndërsa fuqia e tyre do të jetë më e madhe nëse Maqedonia është pjesë e BE-së dhe NATO-s.