Maqedonia dhe BE-ja nuk duhet ta humbasin këtë mundësi. Status-kuoja asnjëherë nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në Paris, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme.
Shekerinska ka thënë se Qeveria vitin e kaluar ka arritur përparim në tre sfera kyçe: liria e mediave, reforma në sektorin e shërbimeve sekrete dhe ndjekje të komunikimeve, sundimit të së drejtës dhe ballafaqimit me korrupsionin.
“Besojmë se zgjidhja e problemeve brenda dhe me fqinjët është rruga më e shkurtë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE dhe NATO. Kur për herë të parë qëndruam në rrugën e BE-së dëgjuam se Komisioni Evropian dhe BE janë rigoroz, por të drejtë. Por ajo që e shohim sot është se KE dhe BE janë rigoroz por edhe më shumë dyshime”, deklaroi Radmila Shekerinska.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nga Brukseli ka thënë se procesi negociues nuk do të ketë kuptim nëse kërkohet pjekuri e njëjtës si për hyrje në BE.
“Ka dy tre cikle zgjedhore mes dy ngjarjeve, ndërsa paraqasja është këtu për të ndihmuar për reformat. Nëse e kërkoni të njëjtën pjekuri demokratike, siç ajo që kërkohet për hyrje në BE, atëherë procesi nuk ka kuptim. Kemi përvojë me vendet që kanë filluar bisedimet, dhe më pas janë gjetur të bllokuar. Nuk ka automatizëm. Çdoherë që politizohet ky proces ai nuk ka sukses. Nëse duhet të shtyhet përpara ose të mbahet prapa, kjo funksionon vetëm nëse vendi është e vlerësuar në mënyrë individuale dhe në bazë të meritave”, theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i punëve të jashtme.
Dimitrov i ka bërë këto komente pasi është pyetur nga gazetarët se cilat janë argumentet e Maqedonisë që t’i bindë vendet anëtare të BE-së që janë skeptike sa i përket dhënies së datës për fillim të bisedimeve për Maqedoninë. /shenja/