Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në suaza të vizitës zyrtare në Kroaci u takua me presidenten kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq. Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve dhe mbështetja nga ana e Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. “Kemi forca, kemi shumë miq, kemi mbështetje të sinqertë dhe pa rezervë nga Kroacia në rrugën tuaj euroatlantike”, ka deklaruar Grabar – Kitaroviq në takimin. Ministrja Shekerinska i ka theksuar prioritetet e Qeverisë dhe reformat aktuale politike, shoqërore, dhe të mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë. “Ne nuk e kërkojmë anëtarësimin si dhuratë. Me përkushtim punojmë ta meritojmë anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. Maksimalisht jemi të fokusuar në avancimin e gjendjes përmes zgjidhjes së çështjeve të hapura, e jo shmangie të të njëjtave”, ka theksuar Shekerinska në takimin.
Data 13.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Humbja e Orbanit përplas LSDM-në dhe VMRO-në
- Rritja e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë: Një alarm për vetëdijen shëndetësore
- Humbja e Orbanit si paralajmërim për Maqedoninë
- Familja Shukriu nga Likova vazhdon të përballet me rrezik serioz për shkak të çarjes së tokës
- FOTO+VIDEO/ SPAK dhe BKH “shtrijnë urën” mbi rrugë! Struktura e re që po ndërtohet mes dy institucioneve
- Privohet nga liria kontrabandisti i emigrantëve pranë VK Bllacë e Poshtme, gjenden katër persona nga India
- Shkollat Fillore të Pollogut po mbesin pa nxënës
- Masa të reja për karburantet, Qeveria diskuton nesër në seancë

