Gjatë seancës së sotme për rastin e Kumanovës, Demë Shehu poashtu pranoi se ata (Valdet Zekaj, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj dhe Sami Ukshini) e kanë sulmuar kullën në Gushincë, dhe shpjegoi se me lehtësi kanë hyrë në Maqedoni nëpërmjet vendkalimit ilegal dhe në mënyrë po aq të lehtë janë kthyer në Kosovë, pasi kanë kryer sulmin.
Shehu shpjegoi se qëllimisht e kanë lënë njërin prej policëve, me duar zgjidhur, në mënyrë që t’i liroj të tjerët pasi të kenë ikur. Ai tha se nuk i kanë malltretuar policës, ashtu siç ishte raportuar.
Shehu thotë se persona nga Maqedonia, i kanë dërguar në shtëpinë e Fadil Fejzullhaut në Lagjen e Trimave, edhe pse ai nuk ka qenë i vetëdijshëm për këtë, dikush, sipas tij ka dashur të ja motot Fadilit këtë rast.
Njësoj sikurse Sami Ukshini, edhe Shehu tha se ka vërejtur se dikush po i përcjell dhe kanë insistuar që ata të largohen por Begu dhe Mirsadi, kishin insistuar se ata janë të sigurt aty ku janë:
“Po të mos ishim ne do të vriteshin shumë civil”, ka thënë Shehu, raporton SHENJA.
“Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, lerë që e kanë orkestruar masakrën e 9 majit, por ata janë, gjakpirësit edhe të shqiptarëve dhe të maqedonësve, por jo dhe njerëz”, tha Shehu. /SHENJA/