19 March
Përfaqësimin e ulët në institucionet nën kompetenca të ministrisë së Kulturës, e ka pranuar edhe sekretari shtetëror në këtë ministri, Behixhudin Shehapi. Në një përgjigje zyrtare për Alsat, ai ka thënë se sa i përket përfaqësimit dhe përbërjes kombëtare në institucionet e kulturës, numri I të punësuarve shqiptarë është shumë i ulët. Sipas tij për t’u arritur përfaqësimi adekuat, duhet më shumë kohë. “Ka vende pune shumë specifike që kërkojnë arsim përkatës, për të cilat vende pune ne nuk kemi pothuajse aspak kuadër të diplomuar në ato drejtime” ka theksuar Shehapi. Ai më tej ka bërë të ditur edhe strukturën e punonjësve në ministrinë e Kulturës, ku nga 160 të punësuar, 52 janë shqiptarë, duke sqaruar se megjithatë, statusi tyre dhe përfshirja e tyre në vendet udhëheqëse është në nivelin më të ulët. “Nga 52 shqiptarë, në vende udhëheqëse janë vetëm tre administratorë dhe mbi 90 për qind e të tjerëve janë me statusin më të ulët të administratës shtetërore, bashkëpunëtorë të rinj dhe nuk avancohen në bazë të mundësive që ofron aspekti ligjor” thuhet në njoftimin e Shehapit.
Alsat-M