Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski prej sot deri më 15 maj, do të jetë për vizitë pune në Gardën Kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, në suaza të programit të partneritetit për bashkëpunim.
Gjatë qëndrimit në SHBA, SHM e ARM-së krahas takimit me nikoqirin, komandantin e Gardës kombëtare (GK) të Vermontit gjeneralmajor Stiven Krej, do të realizojë vizita në disa komanda të njësiteve nga përbërja e gardës kombëtare me të cilat njësitet e ARM-së kryejnë aktivitete të përbashkëta.
Me këtë rast, siç informojnë nga SHM e ARM do të shqyrtohen format e pjesëmarrjes së mëtejshme në aktivitete të përbashkëta stërvitëse dhe misionet paqësore ndërkombëtare.