Nuk është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje, gjithë ajo që flitet është jozyrtare, ka thënë Dejan Bllazhevski shef i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai ka demantuar se në vendin e tij është emëruar Bojana Atanasova që gjithashtu është në kabinetin e Filipçes.
“Unë nuk kam biseduar me ministrin, do e pres të kthehet nga udhëtimi zyrtar dhe derisa nuk e vërtetojmë zyrtarisht gjithçka është në sferën e spekulimeve. Për momentin jam në pushim të dhunshëm, më duhet kohë të mendoj”, ka thënë për Nova,Bllazhevski