VMRO-DPMNE kritikon gjykatësit Kacarska dhe Tërpkov, si dhe prokurorët Kocevski dhe Ruskoska, duke i cilësuar si të kapur nga politika dhe të përfshirë në mbrojtjen e korrupsionit dhe krimit. Deputeti i kësaj partie Brane Petrushevski pretendon se këta individë kanë vepruar sipas urdhrave të partive në pushtet dhe se qytetarët i njohin vetëm për keqpërdorimin e fondeve publike.
“Kacarska dhe Trpkov luajtën me fatin e njerëzve të përfshirë në rastin e 27 prillit. Për këtë, shefat e tyre nga LSDM dhe BDI i shpërblyen, kështu që Kacarska u bë gjykatëse kushtetuese, ndërsa Trpkov harroi se në gjyqësor duhet të veprohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës dhe veproi sipas politikave të shefave të tij. Shefat u jepnin urdhra, ndërsa ata ekzekutonin – përkatësisht, shkruanin aktgjykime. Kacarska dhe Trpkov nuk dinë të veprojnë ndryshe”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Mucunski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues
- Nafta bie mbi 7%, pas deklaratës së Trump për negociatat me Iranin!
- ’31-vjeçarja hyri në shtëpinë e viktimës dhe e mori peng’: Familjarët flasin për vrasjen në Podujevë
- OKB jep alarmin për klimën dhe paralajmëron: Planeti Tokë jashtë kufijve, një “El Nino” shkatërrues po afrohet!
- VLEN mblidhet sonte për të konkretizuar funksionimin si parti
- (VIDEO) Mickoski: Po të ulnim akcizën e naftës nuk do të përfitonin qytetarët
- Fatmir Limani: Durimtari gjithnjë ngadhnjen
- (VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot jostabil


