Ambasadori rus në Maqedoni Oleg Shçerbag, dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia e ka konsideruar si një hap drejt armiqësis së vendit me Rusinë. Madje Shçerbak paralajmëroi se Rusia do të ndërmerr masa dhe sanksione ndaj shteteve që dëbojnë diplomatët e saj.
‘’Me keqardhje themi se disa shtete, në mesin e të cilave dhe Maqedonia kanë ndërmarrë hapa të cilat janë armiqësore ndaj Rusisë, i besojnë Londrës dhe në llogari të interesit të shteteve të tyre dhe mardhënieve bilaterale kanë marrë vendim të përshpejtuar për dëbimin e diplomatit tonë,’’ deklaroi ambasadori rus në vend Shçerbag.
Sipas Shçerbag pavarsisht thirrjes së Rusis, autoritetet britanike refuzojnë të bashkëpunojnë me ta, duke përmendur rastin e helmimit të spiunit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij në Londër. Sipas ambasadorit rus sjellja e autoriteteve britanike le hapsirë për shumë pyetje.
“Popullësin e Britanisë së Madhe e mbajnë në mosdije të aspekteve kyçe të rastit. As numri i përgjithshëm i viktimave, as vendndodhja, as gjendja shëndetësore e qytetarëve rusë të dëmtuar, të drejtat e të cilëve janë shkelur në mënyrën më brutale, nuk dihet, “tha ai.
Për nderë të viktimave që humbën jetën në mënyrë tragjike në një qendër tregtare në Rusi, ambasadori Shçerbak informoi se në Shkup kanë hapur librin e zisë. Ai informoi se javën e ardhëshme do të mbajnë dhe lutje në kishën ‘’Shën Arhangel Mihael’’, në Autokomandë./Almakos
Arbnora Memeti