Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, reagon fuqishëm ndaj lajmeve të plasuara si në mediat e shkruara , vizuele apo rrjeteve sociale ndaj anëtarit të Botuesve shqiptarë në Maqedoni, z.Adnan Ismailit respektivisht Drejtorit të Shtëpisw Botuese “Logos-A”- Shkup. Cdo përpjekje për të hedhur pluhur dhe baltosur personalitetin e tij, e konsiderojme si sulm dhe tentaivë ndaj gjihtë Botuesve shqiptarë në Maqedoni. Ajo që është brengosëse dhe shqetësuese se si mund të nëpërkëmbët aktiviteti, sakrifica dhe mundi i promotorit të librirt shqip në Maqedoni, që mbi dy dekada mbanë gjallë librin shqip dhe kulturën shqiptare, Logos – A , e cila me botimet e saja ëshë prezente në të gjitha hapësirat shqipe, aty ku “ bukës i thonë bukë e ujit, ujë” me një mijë tituj 900 autorë dhe mbi mbi 8 milionë kopje librash. Adnan Ismaili ka kontribuar dhe u ka dhene shume shqiptareve Jo vetem Brenda Maqedonise por gjithe shqiptareve Kudo jetojne. Ka vene themele te forta, është rritur dhe lartësuar si shtëpi botuese, nën hijen e saj qëndrojmë ne sot. Nuk do ishte e ndershme që të lejojmë të denigrohet puna dhe veprimtraria e botueseve shqiptarë, të përbuzët dhe nëncmohet fjala e shkruar shqipe. Adnan Ismaili na bën te ndihemi krenar me veprimtarin e tij shkencore dhe kulturore . Asgje dhe askush nuk na ndalon në punën tonë fisnike, por vijmë më të fuqishëm me forca të bashkuara për t’iu përkushtuar ndërtimit të ardhmes për brezat që vijnë.
Data 07.04.2026
Aktuale
- Trençevska: Mickoski të raportojë veten në NATO dhe BE për përçarjet dhe destabilizimin
- Një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për një vizë pune nga një person nga Ohri
- Studentë, aktivist politik, në krye të protestës së djeshme
- Ultimatumit po i vjen fundi, Trump lëshon kërcënimin e fundit ndaj Iranit: Një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte!
- Siljanovska: Ndryshimet klimatike më nuk janë kërcënim, por realitet
- Trençevska: Mickoski të raportojë veten në NATO dhe BE për përçarjet dhe destabilizimin
- Kryeministri Rama paralajmëron Administratën Tatimore: Mos ushtroni presion të vazhdueshëm ndaj bizneseve për të marrë ryshfet apo korrupsion! Krijoni klimë pozitive
- Përleshje fizike në qendër të Tetovës, arrestohen dy persona

