Ambasada e SHBA-së në Maqedoni bën thirrje për transparencë më të madhe dhe ndjekje të procedurave dhe ndriçim i ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, raporton Meta.mk.
“I ndjekim lajmet për arrestimet. I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë me zgjidhjen e rasteve me transparencë absolute dhe me respektim të proceseve juridike. Edhe pse kryerësit e sulmeve të 27 prillit duhet të përballen me përgjegjësi për veprat e kryera, përsëri të gjithë personat kanë të drejtën e prezumimit të pafajsisë”, deklarojnë për “Meta” nga Ambasada e ShBA-së në Maqedoni, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske se si i komentojnë arrestimet e djeshme të 36 personave, në mesin e të cilëve edhe deputetë, për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.
Në lidhje me informatat se zëvendës ndihmësi i sekretarit të ShBA-së për Evropë dhe Euro-Azi, Brajan Hojt Ji, do të jetë ambasadori i ri i ShBA-së në vend, nga Ambasada thonë se ende nuk dihet se kush do të pasojë ambasadorin aktual Xhes Bejlli.
“Presidenti Donald Tramp ende nuk ka nominuar askënd për ambasador të ardhshëm të ShBA-së në Maqedoni. Kur do të ketë nominim, publikisht do të kumtojmë”, deklarojnë nga Ambasada e ShBA-së.