Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve, mes të cilave edhe Maqedonia. Ambasadat dhe konsullatat amerikane do të refuzojnë aplikimet për viza imigruese gjatë kohëzgjatjes së rishikimit të procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të aplikantëve.
Qëllimi është të parandalohet lëshimi i vizave për persona që mund të bëhen “barrë publike”, respektivisht që do të vareshin nga përfitimet sociale qeveritare pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.


