12 Janar 2019 / 19:28
Sekretari shtetëror i SHBA-së, Mike Pompeo përmes një komunikate ka përshëndetur votimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.
-Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për të miratuar ndryshimet kushtetuese të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Udhëheqësit e Maqedonisë demonstruan vizion, kurajë dhe këmbëngulje në rrugëtimin e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin, e cila do të lejojë që Maqedonia të marrë vendin e duhur në NATO dhe BE, si Republika e Maqedonisë së Veriut. Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një mundësi historike për të avansuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin.
Loading…