Zëvendës ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Michel Sison, tha sot në Nju Jork, se zgjedhjet e fundit lokale ishin një tregues i përparimit të mëtejshëm në Kosovë.
“Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha Sison, në mbledhjen e rregullt të KS të OKB-së për Kosovën, ku është diskutuar raporti i fundit i sekretarit të të përgjithshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.
Diplomatja amerikan theksoi se është koha për të ndryshuar misionin e OKB-së në Kosovë dhe se është e nevojshme që të ketë një periudhë raportimi nga tre muaj në gjashtë muaj.
Ajo gjithashtu tha se është e nevojshme të zvogëlohet numri i zyrtarëve të UNMIK-ut dhe buxheti i atij misioni.
Data 28.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Kryeministri: Rritja e çmimit të derivateve ka rritur shitjen e tyre
- Irani sulmon aeroportin kryesor të Kuvajtit – pamje
- Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Klodiana Lala zbulon emrat “favoritë”: Kanë pasur performancë të mirë, por kryeministri mund të bëjë surpriza
- Detaje tronditëse nga vrasja në Ohër: 76-vjeçari u mbyt me duar pas një zënke, autori kapet brenda 24 orëve
- Paralajmërohet valë e re shtrenjtimesh
- Parandalohet krimi në familje në Vlorë, i moshuari kërcënon me thikë gruan dhe anëtarët e tjerë, arrestohet!
- Rikthehet ora verore, pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara
- (VIDEO) Mickoski përjashton zgjedhjet e parakohshme, objektiv kanë 2028-ën

