Maqedonia sërish po lëvizë në drejtim të duhur dhe duhet ta
shfrytëzojë momentin pozitiv dhe mbështetjen nga miqtë euro-atlantik. SHBA-ja jep mbështetje parimore për aktivitetet reformuese të Qeverisë së Maqedonisë të orientuara drejt hapjes së sërishme të perspektivave për integrimin sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE.
Kjo është theksuar në takimet e shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në Uashington me Ves Miçel, ndihmës-sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Hojt Brajan Ji, zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror për Evropën dhe Euroazinë në departamentin e
Shtetit dhe Molli Montgomeri, këshilltare speciale për Evropën dhe Rusinë në zyrën e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens.
Miçel, siç informon MPJ-ja, theksoi se SHBA-ja mbetet fuqimisht e përkushtuar që t’i ndihmojë Maqedonisë në këtë drejtim. Ai e përshëndeti politikën e jashtme konstruktive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe vendosmërinë për tejkalim të të gjithë çështjeve të hapura në
marrëdhëniet me fqinjët. Miçel gjithashtu shprehu falënderim për kontributin e Republikës së Maqedonisë në luftën kundër terrorizmit global.
Dimitrov e njoftoi Miçelin me reformat gjithëpërfshirëse në vend për realizim të qëllimeve më të larta strategjike të politikës së jashtme – integrimin në NATO dhe BE. E theksoi edhe vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për avancimin e marrëdhënieve me fqinjët me qëllim që, siç theksoi, së bashku të krijojmë Ballkan evropian.
Data 20.09.2025
Aktuale
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj
- Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit