Pentagoni ka dërguar avion ushtarak për të ndihmuar zjarrfikësit e Los Angelesit të luftojnë zjarret masive që kanë përfshirë qytetin.
Numri i të vdekurve prej flakëve është të paktën pesë. Pas një gjendje të jashtëzakonshme për Los Angelesit, Joe Biden miratoi një deklaratë të fatkeqësisë së madhe në Kaliforni dhe urdhëroi ndihmë të re federale.
Më shumë se 180,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, përfshirë banorët e Hollywood dhe 200,000 të tjerë janë paralajmëruar se duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Personazhe të njohur të kinmatografisë dhe argëtimit kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret.
Kryebashkiakja e Los Angelesit, Karen Bass, është në qendër të akuzave, pasi ka qenë jashtë vendit, në Ganë, ndërkohë që zjarret u ndezën dhe u kthye vetëm të mërkurën. Por polemikat dhe kritikat nga banorët kanë të bëjnë mbi të gjitha me vendimin e saj – në një qytet të prirur ndaj zjarreve – për të shkurtuar fondet nga Departamenti i Zjarrfikësve me 17.6 milionë dollarë dhe për t’ua ndarë ato para të pastrehëve.