
Bjeshkatarët e SHBA “Karadaku” pas një sfide te “Turku i madh” në Sharrin e bukur, u rikthyen në Karadakun plak, duke u ngjitur në Majën e Shtrazës 1122 metra lartësi.

Në secilin qosh të këtij shtegu gjen kujdesin e bamirësve për udhëtarët e dikurshëm që ishin nxënës -çezme! Dihet botërisht në të kaluarën nxënësit nga Strazha përshkronin shtegun 17 km andej-këndej deri në Llojan dhe Vakcincë për të thithur dije.

Ecëm mbi zgafelën e minierës së Llojanit (sipas disa të dhënave daton që nga koha romake)ku është nxjerrur minerali i antimonit, ku i pamë kodrat e Llojanit të cilat janë të pasura me crom.

Prej në maje qartësisht shikohen fushëgropat e Gjilanit, Preshevës, rajonit të Likovës e Kumanovës.

Bëhet fjalë për maje trekëndësh, jo ai i Bermudeve, por trekëndshi që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Kosovës dhe Luginën e Preshevës.
Majet e Karadakut janë një pasuri natyrore shumëngjyrëshe ende e paekspozuar për opinionin.
Bashkohu me ne, për ta kuptuar se për çfarë jemi duke folur.