Anëtarët e SHBA “Karadaku” në mënyrën më të mirë festuan 11 dhjetorin-Ditën Botërore të Maleve, duke u ngjitur në mbretëreshën e maleve të Karadakut, në fshatin Llukarë.
17 kilometrat e këtij shtegu, ishin narracion i rrugës së qumshtit në bardhësinë e borës që simbolizon pafajësinë dhe fëmijët.
Çdo kilometër i kaluar në këtë shteg, është rrëfim dashurie që lidh bjeshkatarin me lashtësinë si dhe nevojën e njeriut për t`u bërë Një me Natyrën.
Fshati Llukarë është një refleksion parajse në botën e bjeshkatarisë. Mos e ëndërro, por jetoje!