SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së Klubit Alpin “Gjilani” për t`u ngjitur në Majën Syrinika në Prevallë ose Oshlak.
Kurrizi i Oshlakut është një ndër bjeshkët që ofron pamje më impozante në Kosovë, ku do ta shohim komplet faqen veriore të Sharrit lindor dhe shumë bjeshkë tjera të Kosovës dhe eshte kurrizori më i gjati në Ballkan!
Koha ishte jashtëzakonisht e mirë me një shoqëri fantastike gjatë ngjitjes për në Majen e Oshlakut, 2212 metra lartësi.