SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht thirrjes së SHBA “Guri i Shtrenjtë” dhe SHBA “Vjosa” nga Shtima, Republika e Kosovës, për të marrë pjesë në ecjen tradicionale në shënim të përvjetorit të 26 të Masakrës së Reçakut.
Edhe këtë vit, shoqata të shumta nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, dhe të gjitha trojet shqiptare morën pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarje të tmerrshme që tronditi Gadishullin Ballkanik në shekullin e kaluar dhe fillimshekullin e ri.
Shtegu prej 12 km ishte i lehtë për të ecur, ndërsa koha ishte e mirë për të krijuar shoqëri dhe njoftësi të reja.
Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar të vitit1999.Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.
Edhe sivjet motoja e këtij organizimi ishte “Mos harro Reçakun”!