Anëtarët e SHBA “Karadaku” iu përgjigjën pozitivisht ftesës “Marshi i paqes Bllaca 99”së Unionit të Shoqatave Bjeshkatare të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ta përkujtuar njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit XX të shqiptarëve në Ballkan,.
Kjo ngjarje tregon për eksodin e mbi 1 milion shqiptarëve nga Republika e Kosovës në drejtim të Maqedonisë së Veriut, tendencat sllavo-serbe për t`i shfarosur shqiptarët si dhe solidaritetin e pashoq të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
“Bllaca 99” është dhimbje, njëherit është edhe krenari për heronjtë dhe heroinat e heshtura, nënat dhe djelmoshat e vajzat shqiptare të cilët në hallin e tyre të mbijetesës ekonomike dhanë gjithçka nga vetja që sa të ekzistoj kjo botë të ketë Kosova REPUBLIKË.
SHBA “Karadaku” i falënderohet të gjitha nënave, motrave, vajzave, djemve që në momentet jetike i qëndruan pranë vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova!
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]