Disa anëtarë të Shoqatës Bjeshkatare “Karadaku” bashkë me disa banorë të Vaksincës të dielën më 1 qershor 2025 bënë një vizitë Pllakatës Përkujtimore të Fadil Nimanit Komandant Tigrit në Gërgoc të Gjakovës, Kompleksin Memorial Shqiponja në Jabllanicë, Kullën e Lahi Brahimaj dhe Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Gjatë kësaj vizite patëm rastin dhe mundësinë të takojmë deputetin Lahi Brahimaj, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës – dega Deçan, z. Avdyl Mushkolaj, kryetarin e komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, si dhe Luan Nimanin familjarin e komandant Tigrit.
Me këtë rast, kryetari i Shoqatës Bjeshkatare “Karadaku” z. Usamedin Nuhiu pranoi një dhuratë për shoqatën nga kryetari i komunës së Deçanit si dhe nga kryetari i OVL, gjë me të cilën ne i falemnderojmë dhe u jemi mirënjohës për vlerësimin e aktiviteteve tona bjeshkatare e në veçanti për aktivitetin promovimi i shtegut Fadil Nimani që e realizuam më 25 maj 2025. Ne gjatë takimit tonë biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave tona për zhvillim dhe progress të komunitetit bjeshkatar.