20 Dhjetor 2018 / 14:52
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp i ka dërguar letër falënderuese kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Shqipëria dhe të një diplomat tjetër, duke i akuzuar ata për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe për “shkeljen e statusit të tyre diplomatik”.
Presidenti Tramp tha se mirëpret vendimin e Shqipërisë si shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se “veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”. “Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, derisa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin”, ka shkruar presidenti Tramp.
Por, Ministria e Jashtme e Iranit e quajti vendimin e Shqipërisë rezultat i “skenarëve të prodhuar” nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa “grupe terroriste”. Irani i kërkoi Shqipërisë që të mbrojë “pavarësinë e saj” dhe të mos lejojë që të tjerët të ndikojnë në marrëdhëniet e saj me Iranin “për arsye politike”.
Alsat
Loading…


