Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” u zotua se gjatë mandatit të tij shqiptarët do të përfitojnë nga zhvillimi dhe resurset e komunës në mënyrë të drejtë.
“Premtoj dhe garantoj se vizioni im është që shqiptarët ta marrin hisen e tyre. Nuk dua asgjë që nuk do të jetë frytdhënëse pas një muaji, një viti apo katër viteve. Jam kryetar komune që nuk e shoh aspektin populist dhe material vetëm për qëllimet personale. Zotohem se me kapacitetet e mia dhe me bashkëpunëtorët e mi, ne si shqiptarë do të ndihemi krenarë dhe do të marrim atë që na takon,” deklaroi Shaqiri.
Ai theksoi se prioriteti i tij mbetet përfitimi i drejtë i qytetarëve nga resurset e komunës dhe zhvillimi i Çashkës në mënyrë gjithëpërfshirëse, pa ndarje politike ose etnike. /SHENJA/


