Për rastin e arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedonisë e Veriut, Fronti Europian tha se qeveria e re ësht0δ mashë e Serbisë e për këtë, reaguan nga VLEN.
Rijad Shaqiri tha se Fronti Europian asnjëherë nuk është interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së.
“Ne si koalicion VLEN, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Kosovës, për zgjidhjen e rastit në fjalë, mirëpo koalicioni Fronti Europian, është mirë të bëjë një retrospektivë të kaluarës, se sa ka qenë e interesuar për ish ushtarët e UÇK-së. Do ti referohem rastit të Betim Kabashit, që vuan burgun e Idrizovës dhe personi në fjalë vuan nga ceroza. Për të njëjtit persona, ne si koalicion VLEN, kemi kërkuar që të merren të gjitha masat ligjore, që ti ofrohet një shërbim shëndetësorë më cilësorë, edhe përkundër veprës të cilët e vuan ai në kuadër të burgut të Idrizovës”, ka deklaruar deputeti Rijad Shaqiri nga VLEN.
Data 06.10.2026
Aktuale
- BBVK5 po afron, Alaudini zbulon detajin e fundit nga prapaskenat
- Ardian Gjini: Albin Kurti, një lider i dyshimtë në sytë e opozitës
- Çfarë ndodh kur vendi mbetet pa president? Avokati Fetahu shpjegon situatën juridike
- Kompjuterat e AKSHI-t u përdorën për ndryshimin e ID-ve të personave që kanë probleme me Drejtësinë
- BDI: Interesi kombëtar dhe vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër
- Haradinaj akuzon Kurtin si shkatërrues të Kosovës: Një thirrje për unitet
- Protesta e natës: Bashkohuni për lirinë dhe UÇK-në
- Qeveria: Pas 11 vitesh, Ohri do të bëhet me pishinë të mbyllur



