Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, është i ftuari i sonte në emisionin “10 minuta”, tha se studentët do fillojnë të marrin shujtën që u takon. Ai tha se vonesa nuk ka qenë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës por te universitet që nuk kanë dorëzuar listat e përpikta me studentët aktivë. Por gjithsesi ministri siguroi se nga java që fillon do të fillojë shpërndarja e shujtës së shtatorit, tetorit dhe kështu me radhë.
“Po kontrollojmë se cilat universitet kanë dorëzuar të dhënat për cilët student janë të rregullt apo jo. Pas kësaj, ne do t’i dorëzojmë këto të dhëna në Drejtorinë e të Hyrave Publike dhe më pas i dorëzojmë në Agjencinë e Punësimit. Javën e ardhshme, në momentin që do të kompletohen të gjitha procedurat, studentët do të marrin mjetet për muajin shtator, tetor dhe me radhë. Po punojmë me sektorin bankar që të gjejmë një zgjidhje tjetër ku studentët të kenë një kartelë të posaçme ku të kalohen mjetet e shujtës dhe jo në formën e deritanishme. Javën e ardhshme është patjetër që të realizojmë pagesën e shujtjeve.”- tha Shaqiri.
Data 19.03.2026
Aktuale
- Kandidatët për anëtar në KSHPK, u intervistuan sot nga Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime
- EMRI/ Ndikoi në tjetërsimin e provave pas arrestimit të një personi, AMP ndalon Oficerin e Policisë Gjyqësore
- VIDEO/ Në banesën në pronësi të tij u gjetën katër mijë bimë kanabisi, vetëdorëzohet në polici Drejtori i Burgut të Rrogozhinës! Hasa: Droga nuk më përket mua!
- OKH Merhamet përmbyll Ramazanin me mijëra ndihma për familjet në nevojë
- (VIDEO) Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”, festë e atmosferë gëzimi
- Saveski jep deklaratën solemne në Kuvend/ Gashi: Prokurori i ri të punojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi
- Filipçe: Nuk do të lejoj përçarjen e LSDM-së
- Droga në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, policia jep detaje: Kanabisi i kultivuar në dy ambiente! Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së


