Interesim për t’i analizuar mundësitë për lidhje më të madhe të kompanive të Maqedonisë dhe të Spanjës në sferën e prodhimit të produkteve bujqësore dhe industrisë ushqimore, ndërtimtarisë, turizmit dhe hotelierisë dhe menaxhimit me mbeturina dhe trajtimin e ujërave të zeza sot është shprehur në takimin midis ministrit të obliguar për rregullativë dhe për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore, Zoran Shapuriq me ambasadorin e mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenzo Serra dhe drejtoreshën e zyrës rajonale për Çështje Ekonomike të Spanjës, Eva Povedano Moreno. Siç kumtuan nga kabineti i Shapuriq, ministri e ka njoftuar ambasadorin Lorenzo dhe drejtoreshën Moreno, me aktivitetet e Qeverisë për përafrimin e Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian dhe NATOs, me ç’rast ambasadori Emilio Lorenzo ka shprehur kënaqësi nga kthimi i Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe u ka dërguar urime qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në mënyrë korrekte dhe demokratike, sipas standardeve të larta të BE-së. Drejtoresha Moreno e informoi ministrin Shapuriq për nismën për organizimin e paneleve ekonomike në Spanjë në të cilat do të prezantoheshin mundësitë për bashkëpunim midis kompanive të Maqedonisë dhe të Spanjës./Almakos.com
Data 11.04.2026
Aktuale
- Thaçi për vdekjen e babait: Fakti që s’mora pjesë në varrim më ka lënduar thellë
- Çfarë ndodhi pas intervistës me Thaçin? Martens zbulon detaje të papritura
- Në shkurt 244 leje për ndërtim, 173 janë për ndërtime të larta
- “Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%”
- FOTO/ Shkak sherri i djemve të viktimës për pronat? Vrasja e Artur Çangut në Nikël, zbulohet lidhja familjare e tij me autorin Eduart Ahmataj
- Gjendet i vdekur 65-vjeçari në ashensorin e një objekti në Shkup
- Cilat zona do të mbeten pa rrymë nesër? KEDS njofton për ndërprerje të planifikuara
- FOTO/ U vra me armë zjarri nga Eduart Ahmataj dhe u gjet në kodrat e Niklës, ky është viktima Artur Çangu

