Memedali Jusufi
Ne kohe te nje konformizmi kolektiv sa bukur tingellon mesazhi i madhërishëm i lirisë së veprimit drejt të pamundurës njerëzore, të vetëdijes e të ëndrrave të një individi, apo të një shoqërie të tërë, kundër çdo lloj robërimi e pushteti….
Transformimi sistematik i botes sone emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale e kombtare, mundeson ndjenje te re fuqie, rritje e ndryshim te duhur e dinamik, mundeson deshire te madhe e te zjarrte dhe vullnet te forte, guxim e dashuri brenda nesh, qe te bejme më shume, te jemi e te kontribojme më shume dhe te rrezistojme aq sa ka nevoje per favoret tona gjate jetes. Se kendejmi ne revolucionin kibernitik duhet me kujdes te shohim anet negative dhe pozitive qe na japin bumi informativ ,sidomos rrjetet sociale te cilat kane arritur te na bejne, paradoksalishte , me pak social, realishte ne duhet te bejme plane dhe vizione per te ardhmen duke mos u ndikuar edhe shume nga rrjetet sociale.
Nese bejme jete te pa vendosur diçka te pa planifikuar ne mendimet, bindjet, besimet e vizionet tona dhe pa u perkushtuar praktikisht e vendosshmerisht, nuk do te jemi ata qe deshirojme te behemi por do te permbytemi ne Oqeanin e mendimeve, besimeve dhe veprimeve qe nuk e e deshirojme.
Mendimet, bindjet,dhe veprimet e planifikuara mire, sa do pak te perkryera qofshin ato, e mirembajne shendetin tone emocional, intelektual, fizik, social, moral e kombtar dhe i qojne perpara proceset e shendetshme e organizative jetesore, te planifikuara sipas vizionit te parapar. Pa mendime, bindje, besime e pa vizion e veprime te planifikuara, nuk arrihet asgje e vlefshme ne kete bote, pos shkatrrimit, edhe te asaje qe e posedojme.
Shumica prej nesh vrapojme e mashtrohemi pas knaqesive afatshkurtera e te castit, ndaj eshte i domosdoshem rikodimi i mendimeve, bindjeve, besimeve e veprimeve qe u ka skaduar koha dhe zavendesimi i tyre me mendime, bindje, besime e veprime qe shkojne pershtat me kerkesat e kohes: Nje miku im para disa diteve me tha sikur me shaka: misticizmi tibetian eshte ilaci me i mire i hedonizmit tone
Shambhala është një vend emri i të cilit do të thotë në sanskritisht paqe dhe qetësi, i cili mendohet se është në Tibet dhe që jeton si një komunitet i përbërë nga gjysmëqenie të përsosura dhe që janë krahasuar si udhëzuese të evoluimit të njerëzimit. Shambhala është konsideruar të jetë burim i Kalachakra, e cila është dega më e lartë dhe më e fshehtë e misticizmit tibetian.
Legjendat thonë se vetëm zemër pastrit mund të jetojnë në Shambhala, duke gëzuar përsosmëri e lumturi dhe kurrë vuajtje. Jeta e banorëve është e gjatë, vishen bukur sipas kulturës së tyre dhe me veshje të përsosura dhe mbi të gjitha kanë fuqi të mbinatyrshme.
Mendohet gjithashtu se njohuritë e tyre shpirtërore janë të thella, kanë nivel teknologjik të tyre shumë të përparuar dhe shkenca është e një niveli shumë më të lartë se çdo gjë që bota e jashtme ka arritur deri më sot.
Megjithatë, vendi i Shambhala-s është i fshehur. Eksploruesit e shumtë dhe kërkuesit e diturisë shpirtërore që janë përpjekur për të gjetur Shambhala-në, kurrë nuk mundën të dinë saktë vendndodhjen e saj fizike në një hartë, edhe pse të gjithë thonë se ai ekziston në rajonet malore të Euroazisë. Shumë janë kthyer duke besuar se Shambhala shtrihet në buzë të realitetit fizik, si një urë që lidh këtë botë me një tjetër përtej saj.
Raportime të shumta kanë qarkulluar që përtej Tibetit se midis kreshtave dhe luginave të akullta të vetmuara të Azisë Qendrore, gjendet një parajsë e paarritshme, një vend me urtësi universale dhe paqe të quajtur Shambhala.
Makina me dizenjo të çuditshme fluturojnë në gjatësinë e tyre, – shkruan Andrew Tomas, autor i “Shambhala, Oazi i Dritës”, – dhe ata ndriçohen nga një dritë shumë e madhe artificiale, që mundëson rritjen e perimeve dhe drithërave, si dhe një jetëgjatësi pa sëmundje për njerëzit”.
Victoria LePage shkruan në librin e saj shumë të hulumtuar, Shambhala: “Shoqëria moderne ka nevojë për një zonë të rendit, një qendër brenda spirales së kaosit”.
Dhe ajo këmbëngul se kërkimi i kësaj qendre na çon direkt në Shambhala, të cilën e quan “Boshti i Botës”.
LePage, e cila ka studiuar Shambhala-n për gati pesëdhjetë vjet, thotë se supozohet të jenë parë shumë mrekulli në këtë botë të nëndheshme: muzetë, bibliotekat, dyqanet e bizhuteritë, si dhe shpikje teknologjike mijëra vjet përpara se t’u vinte koha.
Dhe, sipas dijes kineze, aeroplanët dhe mjetet e të pavdekshmëve të Shambhala-s udhëtojnë mes yjeve, duke vëzhguar vendbanimet e racave dhe mbretërive të tjera.
Do të ishte e lehtë të injoroje Shambhala-n si fantazi e pastër, po të mos ishte për një eksplorues shumë të besueshëm që kërkoi, gjeti dhe u kthye për të na rrëfyer diçka për përvojën e tij në Shambhala.
Nikolas Roerich, artist i lindur në Rusi, poet, shkrimtar dhe anëtar i shquar i Shoqërisë Teozofike, udhëhoqi një ekspeditë nëpër shkretëtirën Gobi deri në malin Atlai nga viti 1923 deri në 1928. Një udhëtim në të cilin përshkoi 15.500 kilometra nëpër 35 shtigjet më të lartë malorë të botës. Si thotë LePage: “Roerich ishte një njeri me kredenciale të pastra: një bashkëpunëtor i famshëm në Ritet e Pranverës së Stravinsky-t, një koleg i sipërmarrësit Diaghilev si dhe një anëtar shumë i talentuar dhe i respektuar i Lidhjes së Kombeve”.
Ai kishte gjithashtu shumë ndikim në administratën e FDR-së dhe ishte një forcë shumë e rëndësishme prapa vendosjes së Vulës së Madhe të Shteteve të Bashkuara mbi kartëmonedhën e dollarit. Roerich mund të ketë qenë në një mision për të gjetur dhe sjellë atë thuhet të ishte një pjesë e të shenjtit “Guri Chintamani”, që besohej të ishte pjesë e një meteori magjik nga një sistem diellor në konstelacionin e Orionit.
25 Mbretërit
Sipas legjendës lamaiste, një fragment i këtij Guri Chintamani që i përket ndoshta yllit Sirius, është dërguar kudo ku ka nisur një mision spiritual jetik për njerëzimin dhe është kthyer kur misioni është përfunduar. Pasi ishte në zotërim të Lidhjes së Kombeve, ai iu besua Roerich-it, pasi organizata kishte dështuar.
Megjithëse nuk është e ditur, nëse ai qe në gjendje të kthente ose jo Gurin, ekspedita u dha besueshmëri atyre që besonin se Shambhala ishte më shumë se një legjendë. Roerich mbajti një ditar gjatë udhëtimit dhe, kur ndodhej në Mongoli, vuri në dukje se “besimi për afrimin e epokës së Shambhala-s ishte shumë i fortë”.
Megjithatë, ekziston edhe një tjetër teori që supozon se kuptimet e brendshme dhe alternative referohen në të kuptuarit e asaj që përfaqëson Shambhala në drejtimin e trupit dhe mendjes si dhe praktika meditimi janë përdorur si simbolik nga mjeshtrit e parë të Kalachakra. Këto dy lloje të shpjegimeve simbolike janë miratuar përgjithësisht më me gojë nga mësuesi për te studentët.
Mjeshtrit e parë të Kalachakra mendohet se maskuan veten me pseudonime, kështu që tradita indiane me gojë dhe e regjistruar nga ajo tibetiane përmbajnë një masë të kontradiktave në lidhje me shpjegimin e Shambhala-s