Euro-deputeti, Andreas Shajder kritikon politikanët bullgarë, të cilët po e keqpërdorin kontestin dypalësh mes Shkupit e Sofjes gjatë fushatës parazgjedhore, duke thënë se po i shkelin të gjitha parimet evropiane. Shajder thekson se nevojën për zgjidhjen e kontestit dypalësh përmes dialogut dhe jo vetove.
Është në kundërshtim me parimet, mënyrën normale se si punojmë në Evropë dhe poashtu nuk është mjaftë inteligjente. Do ta vendosja në një kuti që quhet “Kohë e zgjedhjeve”. Shohim politikanë që mendojnë se kjo do t’iu ndihmojë për zgjedhjet, por duhet poashtu ta kuptojnë se ka edhe moment pas-zgjedhor, kur duhet t’i kthehen normalitetit – tha Andreas Shajder, Eurodeputet.
Raportuesi në PE për Maqedoninë e Veriut tha se reformat në vend gjithsesi duhet të vazhdojnë.
“Nevojitet reformim i sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, vazhdim i luftës kundër korrupsionit, reformat ekonomike, reformat sociale. Këto janë çështjet e mëdha. Kuptohet se momenti është shumë i komplikuar shkaku i Covidit. Por pikërisht këtë na duhet ta inkurajojmë: të vazhdojmë ta bëjmë Maqedoninë e Veriut shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore, shoqëri të hapur, progresive, që ofron mundësi për të rinjtë, ku njerëzit normal fitojnë më shumë para për atë që bëjnë, ku ka drejtësi dhe mbrohet ambienti jetësor” – deklaroi Andreas Shajder, Eurodeputet.
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, retorika e shumë politikanëve ndaj vendit po ashpërsohet. Zv/kryeministri, Karakaçanov i ftoi politikanët e VMRO DPMNE-së ta votojnë në zgjedhjet e 9 prillit, duke ua listuar emrat në mesin e 120 000 qytetarëve me shtetësi bullgare. Presidenti, Radev iu kërkoi shërbimeve speciale bullgare që të marrin masa për ti mbrojtur bullgarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa kryediplomatja, Zaharieva në çdo paraqitje mediatike ia përkujton Shkupit kushtet për fillim të negociatave me BE-në.