– SHA ELEM në gjashtë muajt e parë të këtij viti realizoi neto fitim prej
533 milionë denarë ose 8,6 milionë euro, ndërsa depozitat në disa banka vendore së bashku me 31 korrikun janë 1.250 milionë denarë, gjegjësisht 20 milionë euro, informoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me gazetarët.
Ai theksoi se kompania rregullisht i shlyen obligimet e veta ndaj shtetit, partnerëve afaristë dhe të punësuarve dhe theksoi se së bashku me 31 korrikun janë paguar të gjitha kërkesat e skaduara.
Para kohe është paguar edhe kredia ndaj Bankës Botërore në shumë prej 903.526 dollarë.
“Kompania është me rezultate financiare të shkëlqyeshme dhe kondicion i shkëlqyer financiar dhe likuiditet, ndërsa edhe kapaciteti teknik është në nivel të lakmueshëm. Vazhdojmë t’i dërgojmë sasitë e domosodoshme për konsumatorët në tregun e rregullt, ndërsa do të përpiqemi edhe një pjesë të këtyre sasive, në pajtim me mundësitë tona, në nivel vjetor t’i plasojmë në pjesën e lirë të tregut”, tha Mickoski.
Termoelektranat kanë dërguar 1.703 orë orë ose për 38 për qind më
shumë se që është planifikuar, ndërsa hidropotencialet 401 gigavat orë, gjegjësisht 54 për qind të asaj që është planifikuar. Parku me erë Bogdanci ka participuar me 55 gigavat orë energji elektrike me çka e ka tejkaluar planin për 17 për qind.
Precizoi se në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti 95,82 për qind e energjisë elektrike të dërguar në tregun e rregullt është nën kapacitetet prodhuese të ELEM, ndërsa 4,18 është furnizuar prej importimit që të optimizohet sistemi dhe të kursehet ujë për shkak të gjendjes hidrologjike të pavolitshme.