Shoqata për Edukim Special “Vlera” në bashkëpunim me SHK “Vizion-M” Kumanovë-Likovë organizon seminarin e radhës me temën: Teknologjia dhe spektri i autizmit-zh villimet e reja. Dr. Ümıt Savaş Teşkesen
Çregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Mr. Ahmet Y. Hoçaoglu Seminari do të mbahet më 10 shtator me fillim prej orës 10:00 Lokacioni i mbajtjes së seminarit është Ish komiteti komunal-Kumanovë Në trajnim do të shtjellohen temat e mëposhtme:
1. Çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit 2. Çfarë është ADHD? 3. Bazat teorike (përkufizimi, karakteristikat, shkaqet) 4. Vlerësimet e individëve me ADHD, 5. Metodat e ndërhyrjes 6. Një model i programit të ndërhyrjes Përveç kësaj, do të diskutohet ndikimi i proceseve psikologjike të fëmijës me ADHD. Nje temë shumë e kërkuar nga prindërit dhe terapistët. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë psikologë, terapistë, logopedë, defektologë, prindër, profesionistë, mësimdhënës dhe studentë. Konfirmimi të bëhet vetëm në inbox. Pjsmarrësit në fund paisen me certifikata. Ahmet Y. Hocaoglu- Specialist i edukimit special. Studimet universitare dhe pasuniversitare i kreu në Universitetin e Marmarasë, ndëra vazhdon studimet e doktoraturës në Universitetin Trakya.
Ai është drejtor i shkollës së arsimit special në Üsküdar-Stamboll. Gjithashtu, mban ligjerata në universitete të ndryshme në Stamboll dhe Tetovë. Z. Ahmet githashtu merret me hulumtime shkencore në klinika private. Ass.Prof. Ümit Savaş Taşkesen Është pjesë e Fakultetit të Edukimit të Universitetit Necmettin Erbakan, departamenti i Edukimit Special, githashtu zëvendës drejtor i Qendrës Kërkimore të Autizmit të Universitetit Necmettin Erbakan dhe këshilltar Akademik i Fondacionit SOBE (individet Selçuklu me arsim autik).
Ai jep mësim për Çregullimin e Spektrit të Autizmit dhe Aplikacionet e Asistuara nga Teknologjia në universitet. Prof. Ümit mori pjesë në projektet e BE-së për zhvillimin e aplikacioneve teknologjike për fëmijë me autizem. Dy librat e tij mbi historinë, shkenctarët dhe metodat e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit dhe Sindromës Down do te publikohen ne Shtator.


