SH.B.A. “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në RMV për të marr pjesë në marshin e dytë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurt, në shtegun Kodra e Diellit – Maja Selibashina – Maja e Kaltër (Antenat), e cila gjendet në lartësi mbidetare prej 2530 metrave, dhe anasjelltas.
Ky shteg prej 12 km në dy drejtimet, përshkohet në koloritin e ngjyrave duke zbuluar në secilin cep ndjesitë e prekjes me natyrën.
Me anëtarë dhe shoqata të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare, përvoja dhe rrëfime të reja, anëtarët e SH.B.A. “Karadaku” e kaluan edhe një të diel të paharruar në botën e bjeshkatarisë.
Urime 17 shkurti-Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]