Gjykata e Seulit ka zgjatur sot urdhërarrestin për presidentin e pezulluar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, me kërkesë të autoriteteve anti-korrupsion të vendit.
“Zyra e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Rangut të Lartë (CIO) pritet të përpiqet të miratojë sërish urdhërarrestin”, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar zyrtarë lokalë.
Afati i urdhërit përfundoi në mesnatën e së hënës – pasi CIO nuk arriti të ndalonte Yoon lidhur me vendosjen e ligjit të luftës më 3 dhjetor gjatë një mosmarrëveshjeje buxhetore me opozitën.
Të premten, dhjetëra operativë u përpoqën për më shumë se pesë orë për të kryer arrestimin.
Veprimi i CIO u anulua përfundimisht për arsye sigurie.
Yoon, 64 vjeç, është ende në rezidencën e tij, e cila mbrohet nga mure të larta dhe ruhet nga dhjetëra anëtarë të shërbimit të sigurisë presidenciale. Qindra mbështetës të tij janë vendosur gjithashtu para hyrjes së pronës.
Në mesin e dhjetorit, ligjvënësit e hoqën Yoon nga detyra deri në njoftimin e mëtejshëm me akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe rebelim, me Gjykatën Kushtetuese që po shqyrton aktualisht vendimin.
Për momentin, ish-ministri i Financave dhe zëvendëskryeministri Choi Sang Mok është në krye të çështjeve të shtetit. //a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.