“Platforma e partive politike shqiptare tejkalon Marrëveshjen e Ohrit edhe pse ajo nuk është dicka e gabuar. Por më befason përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisë, kjo më duket jo praktike ka deklaruar në një intervistë për MKD.mk analisti Daniell Server.
Server ka deklaruar se ekziston mundësia e ringjalljes së nacionalizmit dhe tensioneve etnike.
Sipas tij VMRO-DPMNE ka qenë gjatë në opozitë dhe do të mund të ishte një opozitë shumë e mire.
Server thotë se funksionimi i Prokurorisë Speciale do të ishte shumë me rëndësi.